Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak momente më herët në kryeqytetin e Libanit Bejrut duke plagosur disa persona dhe duke shkaktuar dëme të shumta.
Shpërthimi u dëgjua në disa pjesë të kryeqytetit dhe tymi përshkoi qiellin. Banorët raportuan se dritaret ishin hedhur në erë dhe tavanet ranë përtokë.
Shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit dhe shkaktoi dëme materiale të konsiderueshme.
Një fotograf i Associated Press pranë portit të Bejrut dëshmoi se kishte parë njerëz të plagosur në tokë dhe kaos.
Disa stacione televizive lokale raportuan se shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit brenda një magazine ku kishte fishekzjarre.
Video:
Diskutime rreth kësaj post