Një tjetër rubrikë e re do t’i shtohet emisionit të përjavshëm të së dielës në ekranin e “Top Channel”, “E diell”. Këtë lajm e ka ndarë Olti Curri, i cili duket se pas largimit nga “Përputhen” sezonin e shkuar ka vendosur të rikthehet sërish në “Top Channel”.
“Maskat” quhet show i cili sipas burimeve të “Who” do të drejtohet nga Megi Pojani dhe në juri do të jenë dy artistet e njohura, Eranda Libohova dhe Zaimina Vasjari së bashku me Oltin, pa thumbat dhe humorin e të cilit me siguri kjo rubrikë nuk do të kishte kuptim.
Kujtojmë se “E diell” nis sezorin e ri këtë të dielë dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse presim për të zbuluar më shumë detaje.
Diskutime rreth kësaj post