Çdo ditë e më shumë, televizionet shqiptare po përpiqen të sjellin frymën e reality-show-ve amerikan. Edhe këtë herë Olsa Muhameti “guxoi” duke sjellë versionin shqiptar të “To Hot to Handle”.
“Kepi i Tundimit” emisioni i ri me 10 të rinj që do të bashkëjetojnë me njëri-tjetri në një shtëpi për 20 ditë, sapo ka startuar.
Pas prezantimit me personazhet pjesëmarrës, të shumtë kanë qenë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë reaguar, duke i konsideruar thjesht si të bukur dhe asgjë më tepër.
Duket se e të njëjtit mendim është edhe Dalina Buzi, e cila e pyetur në një bisedë virtuale nga ndjekësit mbi emisionin nuk hezitoi të ironizonte hapurazi autoren, Olsa Muhametin.
“Jo nuk e pashë, vetëm një fragment ne Instagram. Kështu bravo iu qoftë gocave që bënë intervistën me rroba banjo, rrinë ulur dhe nuk u paloset barku dhe krijohet dhjami. Bravo gocave, dhe çunave që lëvizin gjoksin. Wow”, është shprehur Dalina.
Kujtojmë që një muaj më parë, Olsa Muhameti ishte e ftuar në programin “Goca dhe Gra”, ku bashkë-moderatore është edhe Dalina Buzi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post