Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer në emisionin “Fol me mua” dëshirën që ka pasur për të vazhduar studimet në gazetari, dilemat dhe suportin që vazhdon ta ketë nga familjarët, kolegët dhe njerëzit të cilët e rrethojnë.
Rrëfimi i Klodiana Lalës:
“Që në ditën time të parë që unë kam nisur në fakt kam nisur në kronikën e zezë. Kur unë kam nisur profesionin këtë rrugëtim sa të bukur edhe të vështirë, rastisi që të kishte në Shqipëri disa vrasje të femrave, të vajzave të reja kryesisht nga baballarët dhe i kam rikujtuar me shumë dhimbje në një trajnim të pak ditëve më parë me një profesoreshë të maxhistraturës dhe kam patur dilema shumë të forta aso kohe, nëse isha unë e gatshme për ta vijuar atë rrugëtim. Sigurisht kam patur njerëz të cilët më kanë udhëhequr në një farë mënyre për ta bërë ktë gjë, më kanë dhënë kurajo, spari familja ime më ka shtyrë gjithmonë.
Frika është bashkëshoqëruese e jona e gjithsecilit nga ne, sidomos me prindërit. Unë jam prind vetë dhe e kuptoj sesa e dhimbshme është për një prind. Më ka mbështetur jo vetëm babai, por edhe mami, vllai edhe motrat, njerëzit të cilët më kanë rrethuar edhe kur unë kam gabuar sepse ne jemi njerëz kemi edhe të mira edhe të kqija. Kemi anën tonë pozitive kemi dhe anën tonë negative. Bëjmë shumë gjëra të mira, por një moment edhe gabojmë. Pra më kanë suportuar në çdo moment edhe me këtë kokëfortësinë time, unë do ta bëjë këtë gjë sepse nuk e vras mendjen për asgjë.
Unë e kam dashur gjithmonë gazetarinë që në fëmijërinë time të hershme, unë bëja koncerte për shembull në familjen tonë të madhe, babi im ka dhe tre vëllezër me shumë kushërinj dhe kushërira unë isha fëmija i vogël ndër tyre, një familje me 40 veta që mblidheshim gjithmonë bashkë, që kishim një dhomë të madhe dhe për Vitin e Ri gjithë vëmendja ishte tek unë sepse unë këndoja, unë kërceja, unë bëja moderatoren e të gjitha me radhë. Kur unë e kam menduar gazetarinë dhe kur zgjodha këtë degë për të studiuar e mendoja në fakt gazetarinë kryesisht në fushën e moderimit, nuk e kisha menduar asnjëherë gazetën me thënë të drejtën, nuk e kisha menduar realisht.
Një mik i mirë i babait tim Shaban Sinani ish- drejtor i përgjithshëm i arkivave më inkurajoj që të filloja në gazetë dhe më tha Klodiana fillimisht duhet të formohesh dhe e vetmja mundësi që ishte në gazetë aso kohe ishte kronika dhe unë pata një lidhje jashtëzakonisht të fortë me kronikën. Domethënë që në momentin e parë kur unë bëra lajmin e parë, rastisi aso kohe të ishte një ngjarje shumë e rëndë, vrasja e një biznesmeni shumë të fuqishëm në vitin 2004. Që në momentin e parë që unë bëra lajmin e parë kisha një lidhje të fortë më shtyu një kuriozitet i jashtëzakonshëm. Doja të gjurmoja, të gjeja të vërtetën, ku po hetohej, çfarë po bënë policia, çfarë ka pas ksaj vrasje, cilat janë motivet, kush ishte ky njeri, pse thirrej me një nofkë të caktuar e të tjerë me radhë.”-tha gazetarja Klodiana Lala.
Diskutime rreth kësaj post