Ish-deputetja e PD, Grida Duma shprehet se të goditurit nga tërmeti janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija për të nesërmen, se ku do strehohen.
Sipas saj ata nuk kanë asnjë informacion se kur do të mund të strehohen.
“Një realitet fatal, të vësh jetën në rrezik për të shpëtuar diçka nga prona, sepse prona përfaqëson atë çka ka prodhuar jeta. Por jo vetëm kaq, por sepse shqiptarët jetojnë nën një qeverisje ku po nuk pate asgjë je një asgjë. Sepse e dinë që si të pamundur janë të mundur, nga qeveria e vet.
Këtë e kanë provuar me Edi Ramën. Provuan dhe panë se si në ditët më të zeza i shfrytëzoi si kavie që i reklamonte fatkeqësinë, ekran më ekran, duke mbuluar paftësinë dhe pangopësinë. Provuan dhe panë që për Edi Ramën janë shifra jo njerëz. Të goditurit janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija për të nesërmen.
Asnjë datë, asnjë radhë asnjë informacion nuk kanë se kur, kur do të mund të strehohen. Për Edi Ramën nuk ka rëndësi të afishohet radha e pritjes së shtëpiave që duhet të strehojnë, e rëndësishme është të afishohet radha e atyre 5 apo 6 njerëzve që fitojnë tenderin e rindërtimit. Për Edi Ramën nuk është e nevojshme të qartësohet sa kohë do jetojnë të degdisur në çadra, në streha provizore, është e rëndësishme ti numërojë e ti shtrëngojë deri në kërcënim deri në zgjedhje. Çdo akrep shtesë në orën e Ramës është një akrep helmues për orën e ndaluar dhe jetën e penguar të shqiptarëve”, – tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post