Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala ka zbuluar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” një detaj shumë të rëndësishëm nga arrestimi i Orest Sotës, personit që iu gjet në makinë shuma prej 863 mijë eurosh dhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ajo rrëfeu, se sipas disa informacioneve të fundit nga Prokuroria, i është kërkuar një politikani të rëndësishëm të ndërhyjë për lirimin e tij. Sipas Lalës, kjo nuk mund të përdoret si provë nga Krimet e Rëna pasi ai ka imunitet.
Gazetarja u shpreh: Një personazh i afërt me Sotën ka telefonuar një politikan që ka kërkuar ndërhyrje që të lihet i lirë Orest Sota. Ky është burim i fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo nuk mund të përdoret si provë nga Krimet e rënda sepse politikani ka imunitet.
Diskutime rreth kësaj post