Disa qendra kanë hasur probleme me votimet këtë të dielë, probleme me procesin e votimit janë regjistruar dhe në Kamëz, ku mësohet se në qendrën e votimit në shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore, një person ka votuar për 3 veta.
Gjithashtu, raportohet se administrata e bashkisë Kamëz ka shoqëruar votuesit që të votojnë.
“Pak para minutash erdhi dikush që votoi me dhunë edhe për prindërit. Votoi dhe iku, komisioni nuk flet,. është bërë problem i madh. Sepse vetëm një person do votojë për veten”, tha një nga komisionarët e “BF”.
Ndërkohë një tjetër përfaqësues i koalicionit, ka deklaruar se administrata nuk lejon qytetarët të votojnë.
“Komisioni nuk reagojnë në raste kur ka shkelje, nuk zbatojnë ligjin kur dikush voton me forcë.
Administrata e përqendruar në të gjitha qendrat e votimit. Në asnjë rast nuk është ndërhyrë. Administrata orienton qytetarët si votojnë. Nëse nuk përshtatet me dëshirën e tyre të votimit nuk i lënë të votojnë, sapo shohin mediat largohen dhe fshihen pas mjeteve që të mos kapen nga kamerat. Sapo ju të largoheni do rikthehen të mbarojnë misionin e tyre”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post