Një person i zhveshur dhe i armatosur hapi zjarr në një restorant në periferi të Nashville, në Tennessee, SHBA.
Nga të shtënat katër persona humbën jetën dhe së paku tre të tjerë mbetën të plagosur.
Policia bën me dije se një klient u përball me agresorin, duke i hequr armën.
I dyshuari për ngjarjen, i shpallur në kërkim, është 29-vjeçari Travis Reinking, 29 vjeç nga Morton, Illinois, shkruan noa.al.
Lokali ku ndodhi ngjarja natën mes të shtunës dhe të dielës, është i hapur 24 orë.
I dyshuari përdori një pushkë AR-15, armë e cila përdoret zakonisht për sulmet në masë në SHBA.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që i riu njihej si pjesë e organizatave anti-qeveritare.
Diskutime rreth kësaj post