Tre izraelitë janë qëlluar për vdekje nga një palestinez në hyrjen e një kolonie hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Agresori, një 37-vjeçar që jetonte në një fshat aty pranë, është qëlluar më pas për vdekje nga forcat e sigurisë. Policia thotë se palestinezi e ka nxjerrë armën kur po hynte në pikën Har Adar bashkë me punëtorë të tjerë dhe ka hapur zjarr mbi rojet.
Ky është më i fundit i një seri sulmesh mbi izraelitët, të kryera më së shumti nga palestinezë apo arabë izraelitë prej gati 2 vjetësh.
Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për ngjarjen edhe pse grupi militant Hamas, i vendosur në Gaza, e mirëpriti goditjen së bashku me xhihadin islamik.
Që prej tetorit 2015, të paktën 50 izraelitë dhe 5 shtetas të huaj kanë gjetur vdekjen nga sulme me thikë, të shtëna apo atentatet me përplasje makinash.
Përgjatë së njëjtës periudhë kohe janë vrarë më shumë se 255 palestinezë, shumica agresorë.
Diskutime rreth kësaj post