Pak minuta më parë policia e Tiranës është vendosur në lëvizje pasi një shtetase pretendon se në dyqanin e saj të rrobave i kanë vendosur eksploziv.
Policia sqaron se njoftimin nga shtetasja e ka marrë rreth orës 10:37, e cila pretendon se në dyqanin e saj në rrugën “Petro Nini”, i është vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë , ku nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv. Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.
Diskutime rreth kësaj post