Në zonën e Kaçanikut është zbuluar një objekt, i cili besohet të jetë qindra vite i vjetër. Banorët e kësaj zone nuk ishin në dijeni se aty ndodhej objekti i veçantë që është i ndërtuar me tulla dhe ka formën e tunelit.
Edhe arkeologët kanë mbetur të befasuar nga ky zbulim dhe kanë nisur gërmimet, pasi zona nuk ishte e shënuar si zonë arkeologjike.
Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore ka thënë se ky zbulim ka qenë i papritur për ta dhe se e kanë të vështirë ta besojnë.
Besohet se gërmimet do të zgjasin për një kohë të gjatë, pasi mendohet se mund të kenë rënë në gjurmët e një fshati antik.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post