Policia Rrugore Durrës orienton drejtuesit e mjeteve, të cilët frekuentojnë sot aksin rrugor, dytësor Plepa -Golem.
Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa – Golem, Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:
– gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;
-të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.
– drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post