Për të gjithë amatorët e turizmit të fundjavave në Amsterdam por që nuk duan të detyrohen të hyjnë në borxhe për ta vizituar, një tjetër destinacion po aq zbavitës e intrigues rekomandohet, ku gjenden përsëri kanalet ujore qytetare, kafenetë dhe detajet historike.
Meqenëse zyrtarët në Amsterdam kanë nisur një fushatë refuzimi të turistëve të zhurmshëm, veçanërisht të djemve nga mosha 18 deri në 35 që kërkojnë kryesisht seks e droga, aktivitetet e lidhura me to janë reduktuar.
Prandaj duke kërkuar alternativa më të lira ose më tërheqëse rekomandimet vijnë për qytetin fqinjë të Amsterdam, Utrecht që është si më i lirë ashtu dhe më i pangarkuar me turistë, edhe pse jo gjithmonë, shkruan rrjeti britanik LadBible.
Holanda krenohet me atë që quan “epoka e artë” e kulturës e arkitekturës, kur vendi ishte që qendër pushteti e finance.
Simbole të kësaj epoke gjenden dhe në Utrecht, i cili ka universitetin më të madh në vend – një sistem të sofistikuar kanalesh në disa nivele, katedrale të epokave të shkëlqimit si ajo e Saint Martin ose kulla Dom që ngrihet 112 metra mbi kishën.
Ashtu si në Amsterdam, kudo ka rrugë të shkëlqyera kalldrëmi dhe ndërtesa shumëngjyrëshe, mullinj me erë dhe arkitekturë të pabesueshme.
Restorantet, hotelet deh atraksionet që mund të eksploroni janë më të lira se në Amsterdam dhe qyteti mund të shëtitet i gjithë në këmbë për rreth një orë.
Për të udhëtuar në Utrecht përdoret aeroporti Schiphol teksa një tren të sjell në qytet për 30 minuta.
Diskutime rreth kësaj post