Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani. Berisha u shpreh se ky është një lajm shokues dhe se Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien e tij njëri nga personalitetet e reja të PD-së.
Më tej Berisha tha se kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë Shqiptare. Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së, më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.
Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë Shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.
Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post