Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njëherazi kandidat për deputet i PS-së në Qarkun e Korçës, ka dhënë një lajm të mirë sot përmes një postimi në rrjete sociale.
Peleshi njofton se më në fund me mbështetjen e TAP po ndërtohet një nga akset rrugore, sa turistike as edhe historike sikurse është segmenti Qafa e Martës – Backë, që mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat.
“Një lajm i shumëpritur.
Më në fund ia dolëm të arrijmë mbështetjen nga TAP për të ndërtuar një segmentet rrugor, sa turistik aq edhe historik. Segmenti Qafa e Martës – Backë mundëson lidhjen Korçë – Skrapar – Berat. Falenderoj deputetet e dy qarqeve tona që lobuan për këtë projekt, ministrin Blendi Klosi, ministren Belinda Balluku dhe padyshim Malforin, drejtorin e TAP për Shqipërinë.
Një korridor i ri hapet për turizmin dhe ekonominë e dy qarqeve tona.”, – shkruan Niko Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post