Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana ka marrë një post të rëndësishëm. Mësohet se Besiana Kadare, është zgjedhur si Zv.Presidente në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.
“Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.
Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare. Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, – shkruan Kadare.
Diskutime rreth kësaj post