Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare nuk e ka fshehur kurrë se sa krenare ndihet që është shqiptare.
Sot, kur shënohen 111 vite nga shpallja e Pavarësisë, Lipa ka uruar gjithë shqiptarët duke shpërndarë një postim të babait të saj, Dukagjin.
Ky i fundit ka postuar flamurin shqiptar dhe shkruan: “Një komb, një flamur. Urime Festa!”.
Ndërsa, Dua ka shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.
Kujtojmë që Dua Lipa është një ndër artistet që na ka bërë krenarë të gjithëve në botë, pasi ajo nuk ka nguruar kurrë ta fsheh origjinën e saj. Madje, së fundmi, edhe ka promuar bukuritë e vendit tonë, duke rritur dhe më shumë numrin e turistëve të huaj.
Diskutime rreth kësaj post