Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër të një vajze një javë më parë. Çifti mesa duket po shijon momentet më të lumtura me Atarën dhe Orinda ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’ foto nga java e parë. Krahas imazheve ajo ka shkruar fjalët më të ëmbla për Atarën, duke e cilësuar atë kurorë të dashurisë 14-vjeçare.
“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin cdo cast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetes. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14 vjecare,“ – shkruan ajo.
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post