Një ‘incident’ ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tv Klan gjatë transmetimit të spektaklit “Dance With Me”, ku një djalë ka ngacmuar me duar në gjoks prezantuesit e këtij spektaklit, Alketa Vejsiu.
Në fakt nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por thjeshtë për një moment gazmor që ka prodhuar një fëmijë i vogël, të cilin moderatorja e kishte marrë ne skenë dhe po e mbante në krahë.
Djaloshi në fjalë ishte tip kurioz dhe filloi t’i pëlqente të luante me pjesët e buta të trupit të Alketës, e cila gjithsesi i tha atij se “ajo ishte vajzë e turpshme”. Ky moment ka prodhuar shumë, shumë të qeshura dhe humor jo vetëm mes të pranishmëve, por edhe në shtëpitë e teleshikuesve.
Më pas ishin tre fëmijë të vegjël që nisën të vraponin dhe kërcenin, pas tyre edhe anëtarët e jurisë dhe Alketa. Ajo ishte më e emocionuara nga të gjitha, pasi së shpëjti sjellë në ekran emisionin më të ri për fëmijë ‘Piter Pan’. Ajo njoftoi gjithashtu se fëmijët që do të bëheshin pjesë e emisionit duhet të ishin nga 4 deri në 9 vjeç.
Aq shumë u hutua Alketa nga episodi me fëmijët, sa që harroi fare se cili ishte numri i radhës që do të duhej të prezantonte dhe vendosi ta lerë pa prezantuar, duke u larguar nga skena.
Diskutime rreth kësaj post