Një incident ka ndodhur brenda sallës ku u zhvillua konferenca e përbashkët midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Helsinki.
Pak përpara se dy presidentët të dilnin përpara kamerave, një reporter është ngritur dhe ka protestuar.
Presoni i cili nuk është identifikuar ende mbante në duar një letër me një mbishkrim “Nuclear Ban Treaty”. Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, mediat ndërkombëtare raportojnë se reporteri ka kërkuar ndalimin e plotë të armëve bërthamore, jo vetëm kufizimin e tyre.
Pas këtij incidenti, presidentët e SHBA dhe Rusisë kanë dalë në konferencë, e cila u zhvillua normalisht dhe pa probleme.
Diskutime rreth kësaj post