Pedagogia dhe mjekja Obsetre-Gjinekologe Suela Muça ka ndërruar sot jetë. Lajmin e ka dhënë Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“E hidhëruar për ndarjen e parakohëshme nga jeta të dr. Suela Muçës, mjekes së talentuar obsetër-gjinekologe dhe pedagoges së devotshme të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e shumtë të doktoreshës që transmetonte veç mirësi, por edhe për mjekësinë shqiptare.
U prehsh në paqe dr. Suela”, shkruan ministrja.
Diskutime rreth kësaj post