Ismail Morina, i njohur me nofkën Ballisti, që ngriti dronin në Beograd me flamurin e “Shqipërisë së madhe” ka reaguar për koncertin që do të mbajë sonte në Leposaviç Bora Gjorgjerviç. Ai kërkon që shqiptarët t’i tregojnë vendin duke ndaluar performancën e tij.
Reagimi i Morinës:
“Bora Gjorgjerviç i njohur si Bora Çorba paska me mbajt koncert me elemente çetnike në Leposaviç, Republika e Kosovës sonte, i ftoj të gjithë ata qe më janë vërsul mua duke me rivendikuar patriotizmin e tyre hipokrit, të shpërfytyruar qe e kanë mundësinë ta ndalojnë performancë e këtij çetniku duke i dimostru vetit ne radhë të parë qe nuk janë falls pastaj mua! Unë po pres çka mundeni me kombinu sonte!!! ZOTI ËSHTË SHQIPTARË!!!’ shkruan ai.
Gazetari Adriatik Kelmendi përmes një postimi në “Facebook” shprehet se ky bend është fashist dhe më çetniku që mund të gjendet.
Diskutime rreth kësaj post