Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi se ishte lëvizje taktike nga ana e Georgia Melonit, kandidate për kryeministre në Itali, që t’i jepte kundërshtarëve ‘ushqim’ për t’u etiketuar si fashiste.
Demokratja tha për ‘Open’ se një partie vogël nuk ka se ccfarë të humbasë, ndaj edhe rrezikon më shumë.
“I ka dhënë ushqim kundërshtarin që ta etiketojë si fashiste. Nuk i ka rrëshqitur, por ka dashur të ndodhë. Është një parti me 4%. Ka liri ndaj popullizmave. Partitë e mëdha përfundojnë në një ngërç të ndryshkur. Partitë e madha janë të detyruar të akumulojnë. Një parti e vogël që e nis me 4% rriskon me shumë më tepër për të fituar, se pothuajse nuk ka çfarë të humbasë. Një parti e vogël duhet të godasë in-ectrmus, dhe të krijojë identikitin e saj. Personazhi i Melonit është i gjetur. Votuesi identifikohet me karizmën e liderit më shumë se sa me partinë. E them me relativitet. Një gjë është e sigurt, sot votuesi është i ndërgjegjshëm që jo shumë do ndryshojë në qeverisje. Por, nevoja e njerëzve për t’u identifikuar me dikë, që i thotë gjërat siç i vijnë, për për familjen, për homoseksualët, e thotë. Atë gjë që njerëzit në kohë mpirje, ku politika në një farë mënyre në verb ta shpif. Politikanët janë më pak të ndjekur në rrjet. Këtu politika ka mbetur prapa, në komunikim dhe në ofertë. Meloni është e qëndrueshme në veprimet e saj politike.”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post