Grabitja e milionave eurove nga një avion plot me pasagjerë në aeroportin e Rinasit ka tronditur edhe të huajt që shkojnë e vijnë në Shqipëri. Një frikë dhe pasiguri të tillë ka dëshmuar edhe një shtetase gjermane, e cila i ka kërkuar mbështetje mikut të saj në Shqipëri nëse do të përsëritej një incident i ngjashëm, p.sh, numrin e telefonit të tij në Shqipëri, adresën apo ndonjë pikë tjetër referemi nëse kushedi, ndodhte ndonjë gjë e gabuar, se mos e grabisnin sërish Austrian Airlines ….
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin duke akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama për gjithë këtë traumë dhe përbaltje që i ka shkaktuar vendit me keqqeverisjen e tij: “Këtu e katandisën Shqipërin, kreu i meduzës dhe banda e tij me grabitjen e shekullit! – shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital, që priste mikeshën e tij nga Gjermania.”
Përshëndetje zoti Berisha.
Jam mirë dhe uroj që të jesh mirë. Dua të ndaj me ty një problem . Të premten, më datë 19, më vjen një mike e imja nga Gjermania dhe më ka dërguar një e-mail që tregon frikën dhe pasigurinë që ka ndaj Shqipërisë. Ja dhe e-mail që më dërgoi:
Hi Sam, now it is only 2 days.
Could you as well give me a phone number where I can reach you and your home adress? Just in case anything gets wrong at the airport. Maybe we get robbed like the Austrian Airlines last week.
Looking forward to seeing you and your family soon.
Best regards
Sabine
Të lutem tregoju se sa e sigurtë është Shqipëria të mjerër ne kush po na drejton. Mund ta publikosh. Edhe me emrin tim nuk ka problem . Zoti qoftë me ty i nderuar.
Diskutime rreth kësaj post