Deputeti i PS dhe përfaqësuesi i shumicës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaron se PS me ndryshimet e kodit zgjedhor, nëse shkon në 40% të votave, nuk i kap dot as 70 mandate.
Deklarata e Gjiknurit erdhi teksa debatonte në ‘open’ me analistin Andi Bushati, sipas të cilit mazhoranca ndryshoi rregullat në mes të lojës.
“Rregulla loje nuk do të thotë se kur hapen listat ti të mbash të njëjta privilegje për koalicionin që sjellin konfuzionin e votuesit dhe avantazhet e padrejta. Kur jemi kaq keq, edhe me këtë sistem po ta them se nëse PS shkon 40% të votave nga 48-49 % që ka pasë nuk i kap 70 mandate, ta jap unë me garanci të plotë”, – tha Gjiknuri, i cili u ndal edhe te akuzat e PD-LSI pas miratimit të kodit të ri zgjedhor.
“Kryemadhi tha se këto ndryshime janë për të minimizuara humbjen. Basha thotë se kjo gjë ka marrë fund. Një gjë e ka kuptuar drejt Basha, nuk do ti vlejë retorika humbëse se e provuan me daljen në rrugë që nuk i coi gjëkundi. Do jetë më mirë edhe për Bashën të konkurrojë vetëm dhe nëse do ketë shumicës e shqiptarëve”, – tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post