Këë herë emisioni Stop ka investiguar një rast tjetër. Denoncimi i radhës e çon gazetarin në Devoll. Silviano Gjoza denoncon gabimin e Gjendjes Civile Devoll, prej të cilit ai nuk po bashkohet me gruan e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Denoncuesi ka aplikuar 5 herë në Ambasadën Amerikane dhe viza i është refuzuar sepse i del një gabim ne datën e martesës që ka bërë në vitin 2017.
Në këtë Gjendje Civile që ka bërë celebrimin, në sistem dalin dy data martese.
“Jemi martuar në datën 31.1.2017 dhe gjatë kësaj kohe kemi pritur për të më dalë dokumentet e Amerikës. Bashkëshortja ime është shtetase amerikane, ka pasaportë amerikane dhe gjatë kësaj periudhe nga 2017 deri në 2022 kemi pritur për të më dalë letrat e Amerikës, që do të thotë 5 vjet. Në ambasadë kam aplikuar 4 herë, sepse të pestën e kam hedhur në gjyq. Më refuzohej çdo vit kërkesa për arsyen sepse thoshte që keni problem në martesë në Gjendjen Civile dhe duhet ta zgjidhni. Çfarë problemi nuk na thoshte dhe del që unë figurokam me dy certifikata dhe me dy data të ndryshme martese. Figuroj më datë 31.1.2017 dhe në datën 1.2.2017”, thotë Silviano Gjoza.
Stop ka gjetur shkakun pse ambasada nuk i jep vizë Silvianos. Në aplikimin e parë vetë konsullja amerikane ka shkuar në Devoll dhe ka pyetur personalisht punonjësit për këtë martesë, në atë kohë njëra nga dëshmitaret në celebrim ka thënë se nuk ka qenë ajo dëshmitare në këtë martesë, ndërkohë që aty del me firmë. Më pas dëshmitarja është kujtuar dhe ka treguar që ka qenë në këtë celebrim por ky veprim vetëm sa ka shtuar dyshimet më shumë tek konsullja.
Gabimi i dytë është që Silviano dhe Ersinda Gjoza figurojne me dy data martese, 31 Janar 2017 dhe 1 Shkurt 2017, gabim ku sipas punonjëses që ka bërë celebrimin, është një gabim nga sistemi jo gabim njerëzor.
Këto dy gabime evidentohen edhe nga vetë punonjësja e Gjendjes Civile të Bilishtit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post