Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, foli për situatën e vështirë ekonomike që po kalon Shqipëria. Të gjithë ndryshimet e ndodhura ai ia faturoi dy ngjarjeve të kohës së fundit: tërmetit dhe pandemisë së COVID-19.
Ai tha se Shqipëria është një vend i vogël edhe mund të ngrihet shumë shpejt nga ana ekonomike.
“Duhet të pranojmë që Shqipëria ka patur dëm ekonomik më të ulët se sa shumë vende më të zhvilluara apo dhe se sa mund të parashikonim ne kur ndodhi kjo mbyllje totale, ky karantinim i shoqërisë. Shoqëria, duke u koordinuar edhe me masat e shpejta e agresive të ndërmarrë nga qeveria, bëri që numri të ishte kaq i ulët dhe të ruhen dëmet në njerëz.
Ne kemi vënë re që këtë javë po hapen ndjeshëm si shoqëria në lëvizje, ashtu edhe ekonomia, si dhe po vihet në lëvizje tregu i punës. Shifrat që shohim në Shqipëri janë shumë më larg, shumë më mirë se sa shifrat që janë parë në ekonomi shumë më të zhvilluara se sa ne në Amerikë, në Itali apo Angli ku dëmi nga bllokimi ka qenë shumë më i madh. Megjithatë shikoj me optimizëm që hapja e ekonomisë këtë javë dhe vazhdimi me këto ritme do të bëjë që ekonomia të ngrihet shumë shpejtë. Shqipëria është një vend i vogël edhe mund të ngrihet shumë shpejtë”, tha Bushati.
“Ndodhën dy fatkeqësi në katër muaj, një fenomen që nuk besoj të ketë ndodhur ndonjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë, duke përfshirë tërmetin shkatërrues dhe pandeminë e COVID-19”, tha Bushati për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post