Mbrëmjen e djeshme, avioni i futbollistit, Emiliano Sala është gjetur i zhytur në detë.
Pas këtij lajmi ka ardhur edhe një reagim prekës nga babai i futbollistit, Horacio Sala ku shprehet se po kalon momente shumë të vështira.
Në një prononcim për Cronica TV në Argjentinë, ai u shpreh: “Nuk mund ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe, unë jam i dëshpëruar. Kam komunikuar me ta çdo ditë, por pasi që nuk kam Whatsapp është e vështirë te merresha vesh. Ata më thanë se ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianin apo avionin”.
Kujtojmë se avioni i Emiliano Sala u zhduk nga radarët me 22 janar, por trupi i tij nuk është gjetur ende. /albeu
Diskutime rreth kësaj post