Edhe në kohë karantine aktori i humorit Bes Kallaku ka qënë shumë aktiv në rrjetet sociale.
Postimet e tij nuk janë vetëm të mbushura me humor por edhe me dedikimi për njërëzit e tij më të shtrenjtë si Ija (gjyshja e tij), Xhensilën dhe për të shtrenjtën e tij Ajkën.
Kjo e fundit është kthyer në dashurinë më të madhe të aktorit, që prej ardhjes në jetë në korrik të vitit 2018.
Dhe ditën e djeshme Besi i ka shprehur të bijës ndjenjat më të sinqerta në disa vargje me fjalë nga zemra.
Teksa ka publikuar në InstaStory një foto me të voglën që luan në natyrë, aktori i shpreh Ajkës dashurinë e madhe që ndjen për të.
“Si mundet që një ‘e vogël’ sa ty, të ma ngrohë shpirtin sa një diell? Si mundet që Zoti i madh të ketë duar kaq të vogla sa të tuat?” – janë fjalët e ëmbla të Besit në postim.
Edhe pse në fillim Besi së bashku me Xhensilën e mbajtën larg vajzën e tyre nga syri i publikut sot Ajka është bërë personazhi kryesor në rrjetet e tyre sociale.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post