Nënkryetari i LSI ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka fajësuar kryeministrin Edi Rama për vonesën sipas tij të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Vasili u shpreh se zgjidhja e djeshme ishte paraqitur kohë më parë nga opozita, por qeveria nuk e kishte pranuar.
Gjithashtu zëvendëskryetari i LSI-së deklaroi:
“Qeveria dhe Edi Rama janë fajtorët për vonesën e kësaj reforme që i kushtoi Shqipërisë futjen në Bashkimin Europian.
Kjo qeveri duhet larguar sa më parë, sepse po financon kriminelët në vend.
Kanë ngelur akoma edhe 8 pika për marrjen e statusit të vendit kandidat, kjo një përgjegjësi e qeverisë për përmbushjen e tyre.
Koha e zgjidhjes nuk pret më. Opozita dha provën e përgjegjshmërisë. Shqiptarët janë më të qetë sot sepse kanë mbështetje një opozitë patriote dhe mendjehapur, sepse opozita është e hapur dhe në krahun e qytetarëve”.
Diskutime rreth kësaj post