Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lajmëruar lëvizjen e radhës. Mësohet se kru i PL do të mbajë dy mbledhje të rëndëisishme njërën në orën 18:00, ku do të ketë takim me kryesinë e Partisë së Lirisë, ndërsa mbledhja tjetër është parashikuar për në orën 19:30 me kandidatët për këshilltarë të kësaj force politike.
Ditën e djeshme Partia e Lirisë zyrtarizoi koalicionin “Bashkë Fitojmë” me tre parti të tjera, Partinë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha, PBDNJ e Vangjel Dules dhe PDK e Nard Ndokës për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Mbetet e paqartë se si do të veprojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por me gjasë do të rrëzohet kërkesa për përfshirjen e Partisë Demokratike të Sali Berishës në këtë koalicion, pasi më herët Berisha humbi betejën si në Gjykatën e Apelit por edhe në KQZ.
Edhe logo e koalicionit duket se është zgjedhur për të transmetuar sa më mirë qëllimin, dy duar, një ngjyrë blu dhe një ngjyrë rozë, shtrëngohen duke formuar një zemër.
Diskutime rreth kësaj post