Antonela ka shpërthyer në ofendime ndaj Ledjanës, ndërsa mori pjesë në studio me anë të lidhjes në skype.
Ndërsa moderatorja e programit e pyeti nëse kishte dicka për tu thënë Mevlanit dhe Ledjanës, ajo ka preferuar që të përgjigjet se nuk i njeh fare.
“Kush janë ata se nuk i njoh?! I përshëndes të gjithë, edhe ata që më duana edhe ata që s’më duan”, tha Antonela.
Antonela tha se askush nuk ka shpëtuar nga ajo dhe se do të rikthehet.
“Nuk isha mirë, por do të rikthehem sigurisht, nuk shpëtuat nga unë”, tha Antonela.
Më pas të dyja vajzat vijuan duke folur me ironi me njëra-tjetrën.
“Ke marrë ndonjë rol të ri tani që do të vish?”, tha Ledjana.
“Kush është ajo që flet, keni marrë ndonjë djalë të ri në studio? Një burrë me buzë silikoni”, replikoi Antonela.
Diskutime rreth kësaj post