Abër Xhaja i cili gjatë edicionit të “Big Brother VIP”, të vitit të kaluar është cilësuar si ‘Piloti i zemrave’, së fundmi ka rrëfyer për herë të parë pse produksioni nuk lejon surprizat për Luiz Ellin.
“Produksioni ka marrë një vendim që të mos lejohen këto për momentin., Unë meqë kam qenë pjesë edhe vjet e BB, kam menduar që të respektoj vendimin e tyre sepse sido që të jetë është emisioni i tyre. Kjo pjesa e BB më duket si ajo torta për 100 vjetorin, që duan të hanë të gjithë nga një çikë. Të gjitha surprizat që bëhen për Luizin janë nga fansat.Kam shumë kërkesa për të bërë banera, por jam i detyruar që të respektoj produksionin. Ata më kanë thënë që në nja afat tjetër do të lajmërojmë kur të lejohen”, ka thënë Arbër Xhaja.
Gjate intervistës së tij në Ora News, Xhaja zbuloi dhe sekretin e njërës prej banoreve, duke thënë se njëra prej vajzave që ndodhet brenda shtëpisë, ka gënjyer duke thënë se është single, pasi ka një partner në Ekuador.
“Shumë banorëve më është kërkuar që t`i bëj dedikime me parashutë nga fansat, përveç një vajze. Më ka shkruar një djalë i cili ishte në Ekuador dhe më tha se dëshironte t’i bënte surprizë të dashurës së tij, e cila ndodhet në Big Brother”, u shpreh Arbër Xhaja.
Diskutime rreth kësaj post