Të huajt që jetojnë dhe punojnë në Vlorë nuk janë më risi. 3800 italianë në pension janë zyrtarisht rezident në qytet ndërsa numri i tyre mendohet të jetë mbi 5000 të tille që jetojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.
Duke eksploruar rajonin e Ballkanit, një 20 vjeçare australiane zgjodhi Shqipërinë, dhe ndërkohë ajo vendosi të sfidonte veten edhe në një tjetër drejtim. Mërska, e gjetëm duke punuar në një nga lokalet e Radhimës si kamariere apo duke ndihmuar edhe në punët e tjera të restorantit.
Ajo shprehet se Shqipëria duket interesante, me njerëz të mrekullueshëm e ushqim të shkëlqyer, raki dhe natyrë të mrekullueshme.
“Vij nga Australia. Kam udhëtuar përreth 3 muaj dhe doja të vizitoja edhe Shqipërinë. Kam qëndruar në Tiranë një muaj dhe vendosa te vizitoj jugun e Shqipërisë. Sot po punoj në një beach bar dhe jam duke e shijuar punën dhe marrëdhënien me shqiptarë pavarësisht vështirësive të gjuhës, ja dalim shumë mirë të kuptohemi. Për mua si një australiane të punoj në Shqipëri është një eksperiencë fantastike pasi mësoj kulturë tjetër. njerëz të rinj.”
Shqipëria po përjeton mungesa në fuqi punëtore, ndërsa një problem për pikat turistike mbetet sezonaliteti i punës. Në këto kushte integrimi i të huajve po bëhet gjithnjë e më i thjeshtë, ndërsa vendi ynë ka drejtuar vëmendjen edhe nga vendet aziatike për forca punëtore në sektorin e hoteleri-turizmi.
Diskutime rreth kësaj post