Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar studenten 20-vjeçare Bojkena Basha Sekretare të Rinisë. Sipas kreut të qeverisë, ajo spikati në fushatë me fjalimet e saj. Më tej, Rama tha se Bojkena Basha është shumë më e mirë se kryeopozitari, Lulzim Basha, pasi sipas tij, flet shumë më bukur dhe zgjohet më herët se ai.
“Detyrën e Sekretares së Rinisë së PS-së dua t’ia besojmë një vullnetareje 20 vjeç, e cila spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, por përtej fjalimeve është një studente shumë e mirë dhe aktiviste shumë e përkushtuar në komunitet, Bojkena Basha. Flet më bukur se Lulzim Basha, zgjohet shumë më herët se ai dhe mbi të gjitha ndryshon nga ai sepse thotë fiks atë që mendon dhe mendon fiks atë që thotë”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu sqaoi se ajo nuk ka asnjë lidhje me gruan e tij Linda Bashën.
“Për t’i dalë para çdo keqkuptimi apo keqinformimi nuk është tironse, nuk ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, kështu që as me mua nuk ka lidhje”, deklaroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post