Një 19-vjeçar nga Argjentina pretendon se është djali i i Diego Maradona, teksa ka shokuar me deklaratën e tij ku ka kërkur të zhvarroset trupi i legjendës së futbollit dhe të bëhen analizat e AND-së.
Santiago Lara, i ka kërkuar avokatit të tij Jose Nunez që të bëjë një kërkesë në gjykata vetëm disa orë pasi Maradona u varros.
19-vjeçari ka kërkuar që trupi të zhvarroset dhe të dërgohet në një morg të gjykatës, si dhe të bëhet testi i AND-së për të provuar se ai ishte djali i Maradonës.
Santiago prej 6 vitesh, ka filluar të kërkojë për të zbuluar identitetin e babait të tij të vërtetë.
Nëna e adoleshentit, kameriere Natalia Garat, vdiq në moshën 23-vjeçare nga kanceri i mushkërive në 2006.
Mediat shkruajnë se para vdekjes ajo kishte një marrëdhënie me futbollistin.
Diskutime rreth kësaj post