Është zyrtarizuar koalicioni mes NISMA’s dhe AKR’së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit
Përmes komunikatës të dërguar për media thuhet se në konferencën e mbajtur për media, ka folur kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, kryetari i komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR’së, Agim Bahtiri, kandidati i NISMA’s për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, dhe kandidati i AKR’së për kryetar të Drenasit, Elmi Thaqi.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se sot e konkretizuam nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit mes Nismës dhe AKR’së për raundin final të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit.
“Ne së bashku do të vazhdojmë të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Drenasit që janë shumica për ndryshim, pra po bashkohemi për ta quar ndryshimin deri në fund”, ka thënë kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar gjithë qytetarët e Drenasit që kanë votuar mençur, që kanë zgjedhur ndryshimin, sepse Drenasit i ka ardhur koha për ndryshim.
Bahtiri tha se ne si AKR, si anëtarësia e AKR’së në Drenas, por edhe kryesia qendrore e mbështesim fuqishëm kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, dhe jemi shumë të bindur se do t’ia dalim për faktin se vullneti i qytetarëve të Drenasit për ndryshime është shumë i madh.
Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka falënderuar kryesinë qendrore të AKR’së, por në veçanti kandidatin e AKR’së për Drenasin, Elmi Thaqi, që na kanë ofruar këtë mbështetje, dhe kjo mbështetje do t’ju shërbej shumë qytetarëve të Drenasit, të cilët vërtetë e meritojnë një zhvillim ekonomik më të mirë në Drenas.
Ndërsa, kandidati i AKR’së për të parin e Drenasit, Elmi Thaqi, tha se qytetarët e Drenasit kanë vendosur mbi 55% për ndryshim, dhe kjo është arsyeja që ne si AKR kemi vendosur të mbështesim kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.
Diskutime rreth kësaj post