Me nisjen e vitit të ri shkollor rreth 300 efektivë policie janë angazhuar në terren rreth shkollave për neutralizimin e trafikut dhe sigurisë së nxënësve.
Efektivët e rrugores do të jenë për trafikun dhe sigurinë rrugore por dhe për të kryer kontrolle për zbatimin e urdhrit të bashkisë që në orarin 07:00 me 09:00, në Unazë të Mesme dhe të Vogël të kryeqytetit ëdo hyjë asnjë mjet i transportit të mallrave.
Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor në një intervistë televizive theksoi se vazhdojnë me forma sensibilizuese për shoferët.
Më tej ai nënvizoi se ëdo të ketë tolerim për asnjë lloj kategoria, nëse cenohet siguria rrugore.
“Ne vazhdojmë me forma sensibilizimi dhe ndëshkimore në rastet kur cenohet siguria rrugore. Në rastet kur cënohet siguria rrugore, ëdo të ketë tolerim për asnjë lloj kategorie. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të minimizojmë aksidentet rrugore. Në rastet flagrante kur parkimet janë në rresht të dytë, ëdo të ketë tolerime dhe pse ka justifikime nga shoferët”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post