Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se me nisjen e punimeve të Teatrit të ri, po shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ia kthen truallin qeverisë.
Ai tha se kjo është një sfidë e hapur për opozitën të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin çdo akt dhe do bëjnë gjithçka që vendimi i Kushtetutës të njihet.
“Çdo ditë këtu kryhen akte anti kushtetuese, nga një qeveri që në raport me ligjin sillet si një bandë dhe jo si një përfaqësi e qytetarëve. Në çdo veprim spikat qartësisht vullneti i tyre i sëmurë për të dhunuar kushtetutën dhe qytetarin. Ajo që u zhvillua në rrugën “Myslym Keta” ishte një dramë e atyre banorëve e krijuar nga tërmeti, por e rënduar në mënyrë çnjerëzore nga qeveritarët vendorë dhe qendrore pasi pafytyrësisht zgjodhën pragun e festave për të përdorur fadromat për t’i nxjerrë me forcë. U trajtua sikur të ishin kavje dhe jo qytetarë të një vendi nga një kryetar bashkie që mendon si të vjedhë taksat e qytetarëve.
Po kalohet në dhunimin madhor të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur për opozitën në radhë të parë, të cilës i thuhet se si pushtet ne nuk njohim kushtetutë, nuk njohim norma dhe standarde dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm kur vendimet e Kushtetueses rrëzohet me një vendim të qeverisë. Nuk ndodh kund në botë kjo”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post