Pesë muaj pas mbledhjes së qeverisë së re ‘Rama 2’, Partia Socialiste ka nisur fushatën për largimin në bllok të drejtorëve të LSI, në të gjitha degët e administratës.
Pas dorëheqjeve dhe largimeve të drejtorëve në krye të dikastereve më të rëndësishëm në Tiranë, prej disa ditësh përfaqësuesit e LSI po largohen në bllok nga drejtoritë që drejtojnë që pas ndarjes pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të 2013.
Shkarkimet kanë startuar në Rrethin e Matit për të vazhduar në ditët në vijim në të gjitha rrethet e tjera.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka prezantuar nënprefektin e ri të Matit, Vladimir Kurti. Këtë post prej katër vitesh e mbante kryetari i LSI-së për Burrelin, Nderim Palluçi.
Drejtori i spitalit “Xhavit Mara” Dritan Neli, përfaqësues i LSI-së është zëvendësuar pas konkursit të zhvilluar pranë Ministrisë së Shëndetësisë me mjeken Alma Voshi (Frangu).
Në vend të Rifat Minxhozit, zyrtar i LSI-së Mat, drejtor i OST, është emëruar Spartak Palamani. Po ashtu është shkarkuar edhe drejtoresha e Postës Mat, Luljeta Skura, nënkryetare e LSI për këtë rreth.
Mësohet se shkarkimi ka mbërritur edhe për drejtoreshën e Bordit të Kullimit, Lutfie Meta, edhe kjo nënkryetare e LSI-së Mat.
Diskutime rreth kësaj post