Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar bllokim të rrugës së Prekalit në Shkodër.
Raportohet se aktualisht në këtë segment rrugor qarkullimi është i pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.
Firma kontraktuese do te ndërhyjë për pastrimin e saj, ndërsa nuk raportohen probleme të tjera.
Kujtojmë se që nga dita e djeshme i gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe i tillë pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim.
Diskutime rreth kësaj post