Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit kërkoi votën për qeverisje pa aleanca duke kërkuar që ta kishte vetë timonin.
Rama me 74 mandatet e fituara arriti të ishte timonieri i vetëm.
Pas kësaj nisi turin e dëgjesave. Ai nisi të artikulojë atë që e quajti si bashkëqeverisja me qytetarët.
Por së fundmi në çdo institucion shtetëror, përfshi edhe ato lokal që drejtohen nga përfaqësues të PS-së ka nisur ajo që quhet reformimi i administratës. Në fakt do të jetë spastrimi i saj, duke suprimuar vende pune në kuadrin e riorganizimit.
Prej fillimit të muajit dhjetor në çdo institucion qendror dhe lokal ka nisur shpërndarja e njoftimeve mbi ndërprerjen e kontratave me punonjësit. Gjithashtu dhe suprimimin e vendeve të punës. Veçanërisht kjo po ndodh në dikasteret e reja, ministritë që janë bashkuar. Si dhe institucione që më parë janë drejtuar nga përfaqësues të partive aleate të PS-së, gjatë mandatit të parë qeverisës.
Burimet shprehen se ende nuk ka një shifër mbi numrin e punonjësve në nivel qendror dhe lokal. Ata do të duhet të lenë vendet e tyre të punës. Gjë që do të ndodhë edhe në njësitë e qeverisjes vendore, përfshi këtu edhe Tiranën, pas zëvendësimit të 4 administratorëve.
Ndryshimet do të përfshijnë jo vetëm nivelet që konsiderohen drejtuese në një dikaster shtetëror, por edhe ato të niveleve më të ulëta, përfshi edhe specialistët.
Nuk dihet nëse shkurtimet në administratë kanë të bëjnë me uljen e numrit të punonjësve në dikasteret shtetërore. Ato do të zëvendësohen nga emra militantësh socialistë, për ti plotësuar në këtë mënyrë, atë çka u artikulua gjatë fushatës, për të qeverisur të vetëm.
Diskutime rreth kësaj post