Elisa Spiropali duket se s’ka qenë në formën e saj më të mirë shëndetësore ditën e sotme. Ndërsa ishte e ftuar në studion e lajmeve në “News 24” dhe sapo nisi të flasë për një nga çështjet më të debatuara të ditëve të fundit, përplasjen Rama-Meta lidhur me dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, Spiropali është bllokuar, pasi “u mbyt” nga kolla.
“Jemi në periudhë gripi”, u shpreh Spiropali, ndërsa gazetarja Nisida Tufa është detyruar të ndërpresë emisionin dy herë, duke kaluar në publicitet.
Diskutime rreth kësaj post