Nishani: Reforma në Drejtësi, jo vullnet përmes retorikash
Presidenti i Republikës Bujar Nishani organizoi pasditen e së enjtes në Pallatin e Brigadave pritjen tashmë tradicionale vjetore me përfaqësues të mediave në vend.
Në fjalën e tij me këtë rast, Nishani e cilësoi 2015-ën vit tragjik për gazetarët, teksa iu referua numrit të lartë të gazetarëve të vrarë në botë.
Sa i përket medias shqiptare, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë se cilësia dhe përgjegjshmëria e pushtetit të katërt është rritur ndjeshëm, aq sa ndryshe nga pushtetet parardhëse të saj, ka një bilanc me të cilin mund të krenohet.
Nishani shfrytëzoi këtë takim me mediat për të shprehur edhe shqetësimin për lënjen jashtë të institucionit të tij, në procesin e Reformës në Drejtësi.
“Përtej mendimeve dhe sugjerimeve të Komisionit të Venecias, që Reforma në Drejtësi duhet të jetë gjithpërfshirëse, procesi po zhvillohet pa dëgjuar edhe mendimin e Presidentit”, tha Nishani.
Sipas tij, Reforma në Drejtësi nuk mund të jetë shprehje e vullnetit përmes retorikash.
“Ky vullnet duhet të prodhojë një mekanizëm që duhet të nxjerrë jashtë sistemit një herë e përgjithmonë prokurorë dhe gjyjqtarë të korruptuar dhe ta shkallmojë nga themelet piramidën e administratorëve të korruptuar”, u shpreh Presidenti.
Diskutime rreth kësaj post