Presidenti Bujar Nishani ka bërë një video brenda në zyrën e tij. Videon më pas e ka nisur në portalin që financohet nga Shkëlzen Berisha. Nishani, që nuk i ndahet betejës me kryebashkiakun Veliaj, thotë se nuk punon dot në zyrë, pasi Veliaj i ka vënë muzikë si provokim.
“Prej tri ditësh kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të “kënaqë” me muzike tallava presidentin e Republikës m’u përballë zyrës së tij. Nuk bëhet fjalë për transmetimin e ndeshjeve të europianit në darkë, por “çmendurinë kolektive” të muzikës para Presidencës 24 orë në 24 orë. Ky aheng i kryebashkiakut përpara zyrës së kreut të shtetit nis rreth orës 11:00, për të vazhduar deri në mbrëmje. Kjo video që po ju sjellim nga zyra e brendshme e Presidentit ju tregon se pse Presidenti Nishani e ka të pamundur të presë në takim delegacionet dhe zyrtarë të ndryshëm”, shkruan portali në fjalë, që ka postuar videon e zyrës së Nishanit.
Kemi dëgjuar gjithfarë gjërash nga Nishani, por kjo se Veliaj është duke e provokuar dhe duke u hakmarrë ndaj tij me muzikë, është ndoshta më brilantja.
Diskutime rreth kësaj post