Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, i larguar para kohe nga kjo detyrë për shkak të kritikave që shprehu ndaj kryetarit Basha, shpjegon se Partisë Demokratike i kanoset një rrezik më i madh:
“Mua nuk më shqetëson impakti i një individi, por largimi gjithmonë e më shumë i elektoratit dhe mungesa gjithmonë e më shumë e elektoratit tek Partia Demokratike”.
Nishani është i mendimit se Basha po shfrytëzon edhe përplasjen e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të larguar vëmendjen nga disfata e 25 Prillit: “Duke qenë se dështoi në formë spektakolare, dëshiron që të largojë vëmendjen”.
Sipas tij, kjo i shkon për shtat edhe kryeministrit Edi Rama: “Rama ka si interes të ketë një opozitë të dobët”.
Diskutime rreth kësaj post