Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se vëllezërit Habilaj të arrestuar në Itali si pjesë e një bande të trafikut të drogës dhe që në përgjime kanë përmendur edhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, konsiderohen si trafikantë të dorës së dytë.
I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Nishani u shpreh se ka marrë informacion nga partnerët për problemin e trafikimit të drogës në vitin 2016 dhe ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ai u shpreh se Dritan Zagani ka bërë një denoncim publik dhe zyrtar, por që nuk u mor për bazë.
“Se çfarë kanë bërë institucionet e tjera duhet që gjithsecili ti thojë publikut se çfarë ka bërë. Dritan Zagani ka bërë një denoncim publik dhe zyrtar. Është publik pasi është bërë përmes medias dhe zyrtar sepse është bërë nga një punonjës i shtetit. Sa i përket denoncimit të Dritan Zaganit mund të them se askush nuk u mor me të. Pas saj është ardhja e dosjes nga anti-mafia italiane që kanë konfirmuar faktin se grupi kriminal i Habilajve ka bërë trafik para deklaratës së Zaganit dhe ka vijuar me intensitet pas deklaratës së Dritan Zaganit.
Presidenti nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim të Dritan Zaganit, por ka marrë informacion nga SHISH për këtë çështje. Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë. Në nëntor të vitit 2016 për shkak të informacioneve të ndërkombëtarëve ne mblodhëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe informuam autoritetet. Shqetësimi për presidentin në atë kohë ka qenë legjitim dhe situata që ne kemi mbërritur tani tregon se ato shqetësime që ne diskutuam nuk u ndoqën. Në vitin 2016 erdhën informacionet për problemin e trafikimit të drogës”– tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post