Këshilli i Lartë i Drejtësisë është takuar në një mbledhje jashtë radhe këtë të shtunë për të vendosur kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në njoftimin e publikuar përmes faqes së internetit thuhet se mbledhja është thërritur nga kryetari i KLD-së (Bujar Nishani) pas atyre që i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.
“Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj në veçanti, por dhe trupës gjyqësore në tërësi, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari Arjan Aliaj është vendosur në qendër të kritikave të ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit Rama pas vendimit të tij për të pezulluar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe lënë në arrest shtëpie dy efektivë të Forcave Operacionele në lidhje me çështje e pajisjes përgjuese.
Ditën e sotme, Bujar Nishani u pa të shijonte ndeshjen nën shoqërinë e ish-diplomatit Gjerman, ndërsa vendimi në mbledhjen e KLD u bë i ditur mbrëmjen e së shtunës pas Shqipëri-Zvicër.
Diskutime rreth kësaj post