Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar sot emërimin e katër prokurorëve në detyra të reja te Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, javën e kaluar ka dërguar në Presidencë një listë me katër emra prokurorësh për emërim në detyra të reja.
Në listën e te dekretuarve ndodhen prokurori i rrethit Lushnje, Arenc Çela, dhe tre prokuroret Pranvera Hoxha, Klodian Braho dhe Sonila Muhametaj.
Por Nishani refuzoi dekretimin e Ramadan Trocit per te Krimet e Renda.
Prokurori qe arrestoi ish Guvernatorin Ardian Fullani dhe ish kryebashkiakun e Vlores, Shpetim Gjika, nuk ka marre miratimin e kreut te shtetit. Lista në fjalë ka marrë miratimin e parë me shumicë votash në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ky është organizmi i vetëm sipas ligjit që ka të drejtën e përzgjedhjes së kandidaturave të prokurorëve që lëvizin apo ngrihen në detyrë. Pasi shqyrton kandidaturat, Këshilli me shumicë votash (ka shtatë anëtarë) del me një vendim, i cili është sugjerues dhe jo i detyrueshëm për Prokurorin e Përgjithshëm.
E njëjta gjë, e bazuar në ligj, ka ndodhur edhe në rastin në fjalë. Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme ka shqyrtuar 23 kandidaturat e prokurorëve që kanë kërkuar transferim dhe ka vendosur që katër prej emrave t’i përzgjedhë për t’i dërguar te Prokurori i Përgjithshëm. Kryeprokurori Llalla duket se nuk ka bërë asnjë ndryshim nga lista e propozuar nga Këshilli i Prokurorisë, por e ka kaluar atë për dekretim në Presidencë.
Diskutime rreth kësaj post