Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se Serbia po tenton të shmangë dialogun me Kosovën dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flas për Kosovën.
“Ka një platformë të Serbisë për ta shmangur nga agjenda e tyre negociatat me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyre është e qartë, për t’u fokusuar në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për të justifikuar se këto marrëdhënie përbëjnë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët”, tha Nishani.
Madje, lidhur me procesin e pajtimit shqiptaro-serbë, Nishani thotë se këtë duhet ta udhëheq Kosova.
“Këtë proces, quajeni pajtim, quajeni intensifikim, koordinim ose respekt të ndërsjellët, në gjykimin tim duhet ta udhëheq Kosova”, tha ai.
Më tej Nishani kritikoi ata që duan të shohin një komb kosovar. “Në Republikën e Shqipërisë jetojnë vetëm 40 për qind e qytetarëve që i përkasin kombësisë shqiptare. 60 përqindëshi tjetër jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Një numër i madh jeton në Kosovë, jetojnë në Maqedoni, jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në diasporë”, tha Nishani, duke shtuar se debatet për “kombin shqiptar” janë kundërproduktive dhe se më shumë do të duhej të të debatohej për idetë dhe mundësitë për zhvillimin e dyja shteteve.
Kryeministri Edi Rama ka bere te qart se si kryeministër i Shqipërisë do të flas për Kosovën dhe të jetë në krah të saj në rrugën e dialgut dhe integrimit evropian.
“Unë jam Edi Rama , jam kryeministër i Shqipërisë dhe e di kufirin! Kosova ka Kryeministër e President, falë zotit është e pavarur dhe unë Edi Rama kurrë nuk kam synuar të marr kopetencat e institucioneve të Kosovës. Unë nuk flas në emër të Kosovës por për Kosovën dhe do të vazhdoj të flas mirë për Kosovën në SHBA – BE , në Beograd e gjetkë sa të kem frymën gjallë! Dhe nuk i marr leje askujt të flas për Kosovën, për pavarësinë e saj, për liberalizimin e vizave sa me shpejt, për Naton etjer! Askush nuk me ndalon dot si kryeministër i Shqipërisë me anë të Tiranës zyrtarë të mbroj vëlllezërit e mi ! Kosova është në hapat drejt instancave Euro-Atlantike dhe Tiranën zyrtare, Edi Ramën do ta ketë gjithmonë pranë, në krahë!! Ata që me sulmojnë me bëjnë më të fortë! Kjo është natyra ime, ky jam unë dhe sa kohë të jem kryeministër Kosova do të ketë vemendjen time maksimale!”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post